Nëse dëshironi të merrni interesin e depozitës menjëherë, atëherë zgjedhni depozitën Avans!
Është depozitë e ofruar për maturitet 1 vit dhe 2 vite, interesi i së cilës kreditohet në llogarinë tuaj në avans, që nënkupton në momentin e hapjes së depozitës.
Këto kushte ofrohen për depozita të reja në vlerë prej 10,000 EUR dhe më shumë.
Shuma e interesit neto e kredituar në llogarinë tuaj mund të përdoret nga ju sipas nevojave.
Interesi dhe tatimi në burim:
Mbi interesin bankar të ofruar nga Banka, do të mbahet përqindja e tatimit në burim mbi interesin bankar, e miratuar me ligj dhe e aplikueshme në momentin e kreditimit të interesit.
Shembuj dhe Sqarime:
Shuma | € 10,000.00 | € 50,000.00 | € 10,000.00 | € 50,000.00 |
Norma vjetore e interesit | 1.35% | 1.35% | 2.00% | 2.00% |
Norma neto e interesit | 1.22% | 1.22% | 1.80% | 1.80% |
Norma efektive e interesit | 1.37% | 1.37% | 2.08% | 2.08% |
Neto Interesi i fituar | € 121.50 | € 607.50 | € 360.00 | € 1,800.00 |
Taksa 10% | € 13.50 | € 67.50 | € 40.00 | € 200.00 |
Periudha kohore | 1 vit | 1 vit | 2 vite | 2 vite |
Vlera e depozites + Interesi Neto | € 10,121.50 | € 50,607.50 | € 10,360.00 | € 51,800.00 |