Çfarë ofron BKT përmes Bankingut Premier?

Koncepti PREMIER përfshin këto shërbime:

  • Bankier personal për klientin për çështje depozitash, kredish apo shërbimesh tjera bankare (karta, e-Banking, pagesa, transferta, etj.)
  • Takime me prioritet dhe pa pritur në radhë me zyrtarët e bankës për çështje këshillimi rreth mundësive investive dhe atyre të kreditimit
  • Kushte preferenciale për depozita bankare dhe kredi
  • Karta krediti me limite më të larta për pagesa online dhe pagesa përmes POS
  • Shërbime tjera të personalizuara sipas preferencave të klientëve

Si funksionon Bankingu Premier i BKT-së?

Bankingu Premier i BKT-së funksionon përmes zyrtarëve të zgjedhur të bankës, të cilët ngarkohen me portfolio klientësh që kualifikojnë për shërbimin në fjalë.

Klientët e përcaktuar në portfolion e Bankierit Personal, përfitojnë nga shërbimet e Bankingut Premier duke qenë në kontakt direkt dhe të vazhdueshëm me bankierin e tyre, për të gjitha shërbimet bankare, si: kërkesat per investime të kursimeve të tyre, kërkesa për kredi investive apo personale, kërkesat rreth kartave apo asistencës në përdorimin e shërbimeve elektronike, kërkesave për pagesa dhe transferta, etj.

Kontakto bankierin tuaj:
+383 38 666 666
ks-customerservice@bkt.com.al

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.