Veçoritë

  • Depozita standarde me afat mund të hapet në EURO, USD, GBP dhe CHF
  • Interesi përfitohet në datën e maturimit të depozitës dhe humb nëse fondet tërhiqen para afatit
  • Depozita standarde ofron opsionin e rinovimit automatik. Ju mund të zgjidhni që interesi i fituar të rinovohet bashkë me depozitën ose të kalojë në llogarinë tuaj.

Interesi dhe tatimi në burim

Mbi interesin bankar të ofruar nga Banka, do të mbahet përqindja e tatimit në burim mbi interesin bankar, e miratuar me ligj dhe e aplikueshme në momentin e kreditimit të interesit.

Perfitimet tuaja

Depozita standarde me afat rrit fitimet tuaja duke gjeneruar të ardhura të favorshme gjatë gjithë kohëzgjatjes së afatizimit.

Si mund të hapni një depozitë?

Në secilën nga degët e BKT-së në Kosovë, duke sjellur një dokument valid identifikimi (letërnjoftim apo pasaportë) si dhe duke sjellur një faturë publike me të cilën deshmoni adresën tuaj. Nëse paratë i keni në një llogari rrjedhëse, tashmë mund t’i hapni vetë depozitat tuaja, duke përdorur e-Banking.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.